Mijëra përdorues që kanë shkarkuar aplikacionin e Facebook për sistemet iOS të Apple, ankohen për kohëzgjatjen e shkurtër të baterive të pajisjeve të tyre. Nga një hulumtim i tyre, vërehet se aplikacioni i rrjetit social më të madh në botë konsumon jashtë mase baterinë e pajisjeve, kryesisht iPhone edhe kur nuk është i hapur fare.

Sipas përdoruesve, aplikacioni konsumon baterinë edhe kur është i mbyllur dhe një pjesë e madhe e tyre fajësojnë për këtë opsionin e shpërndrjes së vendndodhjes. Pra, sipas tyre, nëse vendndodhja juaj është e aktivizuar, atëherë aplikacioni i Facebook do të vazhdojë të punojë edhe pasi ju e mbyllni atë.


Kjo ka detyruar shumë përdorues që të zgjedhin ta fshijnë fare aplikacionin nga pajisjet e veta, ndërkohë që Facebook njohu problemin në fjalë, por deklaroi se nuk bëhet fjalë për një problem të vendndodhjes.

Rrjeti social deklaroi se po punon për zgjidhjen e këtij problemi, ndërsa për momentin u këshillon të gjithë përdoruesve të vet që të përditësojnë aplikacionin në versionin e fundit. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment