Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Car Rush 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Car Rush është një lojë ku ju duhet të drejtoni makinën tuaj në rrugët e qytetit për të mbledhur sa më shumë monedha floriri. Kini kujdes sepse nuk do të jetë detyrë aq e lehtë pasi trafiku në rrugë do të jetë mjaft i rëndë edhe ju duhet të luftoni dhe kundra kohës.


Cutie Mini Monsters, nga 2.89€, falas. /iPhone
Cutie Mini Monster është një  program për fëmijë ku do të mësojnë të zgjidhin puzzle të thjeshtë por plot me enigma ku ato do të zbaviten pa fund. Ja vlen ta provoni këtë program në qoftë se doni të argëtoni fëmijët.


- SproggiWoods, nga 9.89€, falas. /iPhone, iPad
SproggiWoods është një lojë me strategji mjaft e bukur ku ju do të jetoni në një fshat të krijuar nga Sproggi, një krijesë mistike e pyllit. Duhet të luani në disa role për të ndërtuar fshatin dhe përballur me forca që duan ta shkatërrojnë atë. Kjo lojë kërkon një iDevice që ka të paktën 1 GB Ram si iPhone 5 e lart. 


Forever Lost: Episode 1, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Forever Lost është një lojë me aventurë dhe duhet të gjeni rrugën e daljes në ndërtesën ku ndodheni. Në episodin e parë ju duhet të zbuloni të gjitha sekretet të cilat janë fshehur nëpër dhoma dhe ju duhet ti zbuloni për të gjetur daljen. Ja vlen ta provoni në iPhone ose iPad-in tuaj.


-Edge Extended, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të shtyni një kub në një botë gjeometrike në 3D. Do të keni mundësi të luani rreth 42 nivele të kësaj loje dhe sigurisht, njëri më i vështirë se tjetri. Gjithashtu mund të shënoni pikët tuaja në Game Center dhe të krahasoheni me miqtë tuaj.


AirDisk Pro: Wireless Flash Drive, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
AirDisk Pro është një program mjaft profesional dhe i dobishëm i cili do t'ju japë mundësinë të shfrytëzoni memorien e iPhone-it ose iPad-it tuaj si një Hard Disk i lidhur në rrjet dhe ju mund të merrni ose të nisni file duke u lidhur me rrjetin WiFin në të cilin është lidhur edhe programi në fjalë. Ja vlen ta keni në iDevice-in tuaj.


- Block Fortress, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Block Fortress është një lojë mjaft e bukur edhe inovative ku ambjenti e lojës e ndërtoni ju. Për këtë gjë do të keni në dispozicion blloqe të cilat do ti kombinoni sipas fantazisë tuaj. Ja vlen ta provoni edhe këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment