Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Sleep Cycle Alarm, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Sleep Cycle Alarm është një program mjaft i dobishëm i cili do të aktivizojë zile zgjimi duke analizuar të dhënat e ruajtura çdo ditë. Programi do të analizojë orën e zgjimit në ditët e kaluara në mënyrë të tillë që zgjimi juaj të jetë sa më perfekt. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Rop, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Rop është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të zgjidhni enigmat që fshihen në çdo icon. Për të përmirësuar aftësitë tuaja në zgjidhjen e problemeve, do të keni në dispozicion rreth 198 nivele të ndryshme. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën tuaj të lirë.


The Great Photo App, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
The Great Photo App është një program i cili do t'ju ndihmojë të mësoni bazat e fotografisë duke ndjekur leksionet interaktive që ai ofron. Pra nëse jeni i apasionuar i fotografisë edhe doni të nisni hapat e para, programi në fjalë do të jetë një fillim i mbarë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment