Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

A Dark Room, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
A Dark Room është një nga lojërat më të shkarkuara me pagesë në App Store. Ju duhet të gjeni rrugën për të dalë nga errësira por kini kujdese sepse nuk do të jetë një detyrë aq e lehtë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


XVideo, nga 1.79, falas. /iPhone
XVideo është një program mjaft i dobishëm që do t'ju lejojë të keni në iPhone-in tuaj një rregjistrues video mjaft të kompletuar. Programi do t'ju ofrojë disa lloje filtrash grafikë të cilët mund ti aplikoni në kohë reale kur rregjistroni një skenë.


- Sometimes You Die, nga 1.79€,  falas. /iPhone, iPad
Sometimes You Die është një lojë mjaft e veçantë edhe inovative për sa i përket grafikës. Qëllimi i lojës është të shpëtoni nga kurthet e ngritura gjatë udhëtimit. Duhet të keni gjithashtu shumë kujdes sepse me kalimin e niveleve çdo gjë vështirësohet.


ACDSee, nga 0.99€, falas /iPhone, iPad
Një fotokamera inovative për të bërë foto më të mira. Efekte profesionale për të bërë foto dhe video. Komanda manuale për modifikimin e ngjyrave, dritës, flash zoom, etj...


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment