Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Color Companion, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Color Companion është një program mjaft interesant i cili na jep mundësinë të kemi një program për kombinimin ngjyrave në mënyrë unike. Në qoftë se doni të krijoni një imazh me ngjyra Color Companion është programi i duhur për të kombinuar ngjyrat sipas fantazisë.


Drop The Chicken, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni gjelin Chuck të arratiset nga ferma ku ai jeton. Pasi ka kalur disa vite duke punuar si akrobat, ai do të lëshojë veten e tij nga një kanon dhe ju duhet ta drejtoni që ai të shpëtoje nga ferma. Mund të përdorin disa stile akrobacie gjatë lojës, stile që do i mësoni edhe me kalimin e misioneve.


- 4x4 Safari Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë do të luani në rolin e një gjuetari të kafshëve, i cili në do të dalë për gjah në xhungël. Kini kujdes sepse do të jetë shumë e rrezikshme dhe plot surpriza të pakëndëshme, kjo aventurë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment