Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- iLearnPiano, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
iLearnPiano është një program mjaft profesional i cili ju jep mundësinë të mësoni instrumentin muzikor të pianos. Në të do të gjeni shumë video tutoriale të cilat do të transformojnë ëndrrën tuaj për të mësuar pianon, në realitet. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Chess and Mate, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Chess and Mate është një lojë mjaft e bukur për ju edhe të gjithë familjen tuaj. Të gjithë do të keni mundësi të mësoni rregullat e lojë Shah edhe më pas të mësoni teknika të avancuara nëse dëshironi. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Suee And The Shadow (Part 1), nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Suee and the Shadow është një libër interaktiv për të gjitha moshat i cili ka marrë shumë vlerësime nga App Store. Suee është një vajzë e cila po bën ditën e dytë të shkollës edhe po i ndodhin shumë fakte të pashpjegueshme. Ja vlen ta merrni këtë libër dixhital.


Space Inversion 2, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
Një lojë në stilin Space Invaders, lojë që na ka shoqëruar gjatë fëmijërisë tonë. Luftoni kundër jashtëtokësorëve me anijen tuaj kozmike. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment