Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Crazy Sapper, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Crazy Sapper është një lojë mjaft e bukur me temë Aksion ku ju do të drejtoni një ushtar mjaft të inatosur i cili do të kthehet në shtëpi. Ai do të përballojë çdo sfidë që do ti duhet të kalojë për të arritur qëllimin e tij dhe do të luftojë për të deri në vdekje. Ja vlen ta provoni.


Parking Meter Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program na lejon të kontrollojmë kohën që shpenzojmë në një parking me pagesë. Në momentin që merrni biletën me kohë të limituar mund të ekzekutoni këtë program dhe më pas mund të mbaroni punët tuaja brenda kësaj kohë. Gjithashtu mund të mbani shënime për të kujtuar ku e keni lënë makinën ose nëqoftë se jeni lidhur me internet mund të shikoni në hartë ku keni parkuar. Kur koha skadon programi do t'ju njoftojë me melodi duke jua kujtuar.


Office To PDF, nga 4.99€, falas /iPhone, iPad
Aplikacion universal që lejon konvertimin e file-ve, duke transformuar një file MS Office në PDF. Pas konvertimit, dokumentat mund t'i shikoni, printoni ose t'i dërgoni me email, ti memorizoni në iCloud, ose t'i dërgoninë ndonjë aplikacion tjetër që lexon file PDF.


- Contact Notes, nga 0.99€, falas /iPhone
Aplikacion i thjeshtë dhe funksional për të mbajtur shënime rreth kontakteve tuaja, për të kujtuar çfarë dhurate dëshiron për ditëlindje e dashura juaj, si ka shkuar një takim pune ose për të mos harruar sa para i keni borxh një shoku.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment