Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

YoWindow Weather, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
YoWindow është një program mjaft i dobishëm i cili do të sjellë informacione në lidhje me kushtet meteologjike për qytetin tuaj, në mënyrë mjaft të detajuar. Ja vlen ta keni këtë program si alternativë mjaft e mirë e programi zyrëtar të iOS që kryen këtë funksion.


Flick Kick Football, nga 0.89€, falas. /iPhoneAlbania
Në Flick Kick Football, do të argëtohemi duke gjuajtur topin në portë, mund të vendosim ti japim disa efekte të ndryshme, ose të bëjmë gjuajtje të sakta në cepet e portës. Nuk është para në llojin e saj, megjithatë falë grafikës së realizuar dhe një gameplay me të vërtetë mjaft të mirë, them se do ju bëjë menjëherë për vete. Loja ofron disa mënyra të ndryshme loje: Arcade, Stërvitje, Me kohë, etj...


Gas Tycoon 2, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Gas Tycoon është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të lidhni të gjithë tubat e gazit për të ndezur zjarrin e vatrava që do të shfaqen në çdo nivel. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën tuaj të lirë. 


- Victory March, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë do të merrni pjesë në një aventurë pa fund dhe do të luftoni me personazhin e lojës për të arritur sa më larg dhe sa më shpejt në marshimin tuaj drejtë fitores. Do të keni mundësinë të ruani pikët në Game Center dhe ti krahasoni ato me miqtë tuaj.


IQ Test for Mensa, nga 2.99€, falas. /iPhone, iPad
IQ Test është një program mjaft kurioz i cili na jep mundësinë të kryejmë teste të ndryshme për matur nivelin e inteligjencës. Programi do të rregjistrojë rrezultatet ku më pas mund ti publikoni ato online. Ja vlen ta merrni këtë prgram


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment