Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Dr. Panda's Mailman, nga 3.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do të luani në rolin e një postieri i cili ka detyrë të shpërndajë postën në qytetin e tij. Gjatë shpërndarjes së postë ju do të zbuloni një botë interaktive mes maleve edhe shtëpive. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën tuaj të lirë.


ContactsXL Classic, nga 0.99€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na lejon të menaxhojmë kontaktet telefonike, ato të email si dhe kontaktet në Facebook, në mënyrë të thjeshtë e të shpejtë.


Angry Birds Seasons, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Angry Birds Seasons është version i veçantë i lojës Angry Birds i cili sjell vahdimisht nivele të reja në periudhat festive për të ruajtur jetëgjatësinë e lojës. Gameplay është i njëjtë me versionin klasik të lojës, çdo gjë komandohet me anë të gishtit duke shfrytëzuar touchscreen. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Cb Time, nga 5.49€ falas. /iPhone, iPad
Cb Time është një program i cili na jep mundësinë të kemi në iDevice një orë alarm që do të na njoftojmë për çdo event. Bie gjithashtu në sy edhe veshja grafike e programit e cila është mjaft inovative. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment