Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- neu.Notes+, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
neu.Notes është një program mjaft profesional i cili na jep mundësinë të mbajmë shënime ditore në iPhone ose iPad. Programi ofron shumë funksione që do të shpejtojnë shumë shkrimin e shënimeve duke na ofrouar shumë figura gjeometrike të gatshme apo ndryshimin e ngjyrës së penës. Ja vlen ta merrni këtë program.


Equalizer Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Equalizer Pro është një program që do të na japë mundësinë ti aplikojmë disa ekualizatorë muzikës që po dëgjojmë nëpërmjet programit Music të iOS. Mund të rregulloni sipas dëshirës çdo frekuencë për të pasur një tingull sa më të pastër dhe të këndshëm.


- Dmd 360, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Dmd 360 është një program mjaft i dobishëm në qoftë se jeni të apasionuar pas fotografisë. Ai na jep mundësinë të krijojmë foto panoramike me 360° të ambientit ku ndodhemi, ti aplikojmë disa efekte grafike edhe më pas ta publikojmë në një rrjet social ku mund të shikoni me miliona foto panoramike të publikuara nga përdorues nga e gjithë bota. Ja vlen ta merrni këtë program.


Stress Baal, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Stress Baal është një lojë mjaft interesante të cilën këshillohet ta luani kur jeni të stresuar. Personazhit   kryesor i pëlqen të godite apo të trajtohet keq kështu që inatin që keni në ato momente mund ta shkarkoni tek ai. 


Pics2Mov Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Pics2Mov Pro është një program mjaft interesant i cili do të na japë mundësinë të krijojmë video me fotot tona. Programi do të krijojë video duke bashkuar të gjitha fotot që ne do ti japim si argument. Ja vlen ta keni këtë program.


Cleaner Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cleaner Pro është një program mjaft interesant dhe i dobishëm i cili na jep mundësinë të pastrojmë Rubrikën e Kontakteve nga rrjeshtat e duplikuar të të njëjtit kontakt në mënyrë të thjeshtë dhe me pak hapa. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment