Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Content Blocker+, nga 0,99€, falas /iPhone
Bëhet fjalë për një lloj të ri aplikacioni që punon direkt me Safari për të bllokuar reklamat e padëshiruara, duke përmirësuar kështu navigimin në web dhe duke përmirësuar edhe kohëzgjatjen e baterisë.


Harbor Master, nga 0,99€, falas /iPhone, iPad
Një lojë e ngjashme me Flight Control, që ndjek të njëjtën filozofi por kësaj rradhe ndodheni në një port. Qëllimi juaj do të jetë të drejtoni anijet.


Delete Duplicates + CleanUp, nga 0,99€, falas /iPhone
Falë këtij aplikacioni ju mund të fshini kontaktet që keni të regjistruar nga dy herë në iPhone, të fshini disa kontakte përnjëherë ose t'i bëni backup.


- Toca Boo, nga 2,99€, falas /iPhone, iPad
Një shtëpi e madhe me 2 kate dhe 6 dhoma për t'u eksploruar në lojën Toca Boo! 6 pjesëtarë familje për të trembur, lëvizni në shtëpi në kërkim të familjes, fshehuni poshtë tavolinës, pas perdeve, përplasni objekte dhe bëni zhurmë por qëndroni larg dritës pasi mund t'iu zbulojnë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment