Me publikimin e Jailbreak për iOS 9, zhvilluesit e programeve për Cydia kanë nisur të publikojnë shumë të tilla të cilat sjellin mënyra të reja në përdorimin e iDevice. Një ndër programet që pritet të publikohet së shpejti është edhe Aeternum Hives, i cili sjell në iPhone, të njëjtën mënyrë komunikimi  me programet, siç ndodh në Apple Watch.

Programi duket mjaft premtues edhe nga testet e para, ekspertët janë të bindur se do të ndryshojë totalisht mënyrën e lëvizjes tek programet që gjejmë në menu-në Home të iOS. Zhvilluesit janë frymëzuar nga stili i ikonave të Apple Watch. Gjithashtu e gjithë ndërfaqja e Home është totalisht e vizatuar nga fillimi.

Aeternum Hives i grupon programet në grupe me mbi 7 ikona ku çdo grup i bashkuar me të tjerët krijon efektin e "flluskës". Në qëndër të çdo grupi gjëndet ikona kryesore edhe mbi 6 të tjera vendosen rreth saj duke krijuar kështu efektin e flluskës, ose të njëjtin që gjejmë në Apple Watch.

Në qoftë se do të prekim vetëm një herë ekranin, atëherë  "flluska" e përzgjedhur do të zmadhohet  duke na afruar në ekran të gjitha ikonat që bëjnë pjesë në atë grupim. Ndërsa një prekje tjetër mbi ekran do ti kthente ato në statusin fillestar. Kujtojmë që i njëjti funksion mund të arrihet duke kryer mbi ekran gjestin e zmadhimit me 2 gishta.

Përsa i përket datës së prezantimit edhe çmimit, zhvilluesit e programit nuk kanë bërë të ditur asnjë nga këto informacione. Ne ju ftojmue të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm sepse me siguri do t'ju sjellim lajmet më të fundit në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment