Keni nevojë të peshoni një ushqim për gatim ose ndonjë objekt të vogël por nuk keni një peshore? Tani mund të përdorni iPhone 6s dhe 3D Touch për të bërë një matje të tillë... Zhvilluesi Simon Gladman ka realizuar një video ku tregon mundësinë për të krahasuar peshën e dy objekteve duke shfrytëzuar 3D Touch në iPhone 6s.

Aplikacioni që është përdorur quhet Plum-O-Meter dhe aktualisht është i disponueshëm vetëm për pajisjet Jailbroken, pasi për momentin përdor disa API private për të patur qasje tek të dhënat. Potenciali i 3D Touch është me të vërtetë shumë i madh, dhe nuk përjashtohet mundësia që së shpejti të vijë ndonjë aplikacion që është në gjëndje të peshojë një objekt edhe në mënyrë direkte. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment