Pavarësisht se Samsung Galaxy Note 5 ka më shumë memorie RAM, në testet e shpejtësisë rezulton më i ngadaltë në krahasim me iPhone 6. Me anë të Note 5, Samsung shpreson t'i bëjë ballë suksesit të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, duke i kushtuar shumë rëndësi kësaj pajisjeje edhe në nivel marketingu.

Por, nga pikëpamja e performancës,  Galaxy Note 5 është më i dobët se iPhone 6, siç mund ta shikoni edhe në videon e bërë nga DroidModderX ROOT Master: në përdorimin "normal" të pajisjes dhe në hapjen e aplikacioneve, iPhone 6 mund Galaxy Note 5, edhe pse ka shumë më pak memorie RAM (Note 5 ka plot 4GB RAM!). /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment