Nëpëmjet një komunikate për shtyp, Apple ka njoftuar se iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus, do të jenë të disponueshëm nga ora 8:00 e mëngjesit të ditës së Premte 25 Shtator në Australi, Kanada, Kinë, Francë, Gjermani, Hong Kong, Zeilandë e Re, Puerto Riko, Britani e Madhe, Singapor dhe SHBA.

Apple ka njoftuar gjithashtu se hulumtimeve të App Store më 19 Shtator 2015, më tepër se 50% e pajisjeve përdorin tashmë iOS 9. Këto janë të dhënat zyrtare, që ndryshojnë nga ato të kompanisë së kërkimit Mixpanel e cila deklaronte se përqindja e adoptimit të iOS 9 kishte arritur në 35%. Për momentin, nuk kemi akoma asnjë informacion se kur mund të vijë iPhone 6s zyrtarisht në Shqipëri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment