Çdo muaj, faqja e njohur IGN zgjedh një lojë nga App Store, si më të mirën e muajit, dhe e ofron atë falas. Për muajin Shtator ka përzgjedhur lojën Radiation Island që ju ftojmë ta shkarkoni menjëherë duke ndjekur udhëzimet tona. Oferta është e limituar, pasi janë të disponueshme një numër i caktuar kodesh, kështu që ju këshillojmë të nxitoni. Duhet të ndryshoni adresën IP për të marrur kodin redeem edhe për Shqipërinë (ndiqni guidën tonë).

1. Shkoni tek kjo faqe

2. Shtypni butonin GET MY CODE

3. Prisni sa të ngarkohet faqja dhe më pas klikoni tek kodi Redeem me ngjyrë të kuqe që do të gjeni në qëndër të dritares pop-up.

Do të hapet iTunes dhe nëpërmjet një proçedure automatike do të nisë shkarkimi i lojës. Në këtë mënyrë, do të kurseni plot 2,99€!


Radiation Island është një lojë aventurë dhe mbijetesë ku mund të krijoni fatin tuaj në një botë të hapur. Pas eksperimenti Filadelfia, ju kanë braktisur në një realitet paralel alternativ. Zbuloni këtë botë të re të mistershme, me të gjitha surprizat e saj. Përdorni gjithçka që do të gjeni për të mbijetuar dhe për të zgjidhur enigmat që do ju lejojnë të ktheheni në botën reale. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment