Në fund të eventit Apple, disa faqe të rëndësishme amerikane kanë patur mundësinë të provojnë modelet e reja iPhone 6s dhe 6s Plus. Edhe pse bëhet fjalë për hands-on shumë të shpejta, mund të kuptojmë potencialin e këtyre smartphone-ve. Kush ka provuar iPhone 6s ka ndaluar tek diçka: ndryshe nga modelet e tjera "S" që përmirësonin dhe  perfeksiononin modelin paraardhës, kësaj rradhe ka diçka më shumë.

Mos mendoni se iPhone 6s është një "përditësim" i thjeshtë i iPhone 6, pasi bëhet fjalë për një pajisje që sjell disa risi dhe funksione inovative. Edhe pse të dy modelet janë të njëjtë për nga pamja, këtë vit ndryshimet janë me të vërtetë të shumta. Pesha dhe ermonomia janë të ngjashme, pavarësisht se iPhone 6s është pak më i trashë se iPhone 6 dhe përdor një lloj të ri alumini më rezistent (seria 7000).


Ekrani i ri me teknologjinë 3D Touch të integruar ka mahnitur të gjithë dhe funskionon në mënyrë perfekte. Ndoshta, ideja për të bërë që të reagojë në këtë mënyrë pjesa hardware dhe software është pak larg filozofisë Apple "çdo gjë e thjeshtë dhe intuitive", pasi përdoruesit më pak ekspertë duhet të kuptojnë se si të aktivizojnë funksionet e reja duke shtypur më fort në ekran. Çfarë ndodh nëse klikoj më fort sipër kësaj ikone? Po tek fotoja? Po tek kënga që po dëgjoj?


Falë 3D Touch do të rriten potencialet e iOS, dhe do të zgjerohen edhe funksionet e reja. Por, kush ka provuar iPhone 6s siguron se integrimi është perfekt dhe se do ta kuptojmë shumë shpejt se si përdoret. Në fakt, njëherë që e keni kuptuar potencialin e 3D Touch, çdo gjë do të jetë më e thjeshtë: mund të kemi qasje më të shpejtë me funksionet e fotokamerës, mund të kërkojmë me shpejtësi një kontakt, ose mund të hapim me shpejtësi një link nga Safari.

Fantastike edhe fotokamera, që është përmirësuar në çdo aspekt, sidomos në kushte me pak ndriçim. Sensori 12 megapixel punon mirë dhe videot në 4K shihen shumë mirë. Mjaft i bukur edhe funksioni Live Photos, që lejon shpëtimin e një ose dy sekondave përpara ose pas shkrepjes së fotos. Dhe si përfundim, mundësi për të aktivizuar Siri me komandën vokale "Hey Siri" është shumë komode. Me pak fjalë, nga këto përshtypjet të para, iPhone 6s duket një smartphone mjaft i vlefshëm. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment