Office 2016 për Mac dhe Windows është tani i disponueshëm për shkarkim në të gjithë botën. Ai sjell versione të reja të Word, Excel, PowerPoint, Outlook, OneNote, Project, Visio dhe Access. Abonentët e Office 365 mund të zgjedhin të shkarkojnë aplikacionet e reja të Office 365 si pjesë e abonimit të tyre (përditësime automatike do të lëshohen muajin e ardhshëm tek konsumatorët dhe bizneset e vogla).

Një nga karakteristikat kryesore të Office është mundësia e të shkruarit në të njëjtën kohë tekste në Word, ku dhe shfaqen redaktimet që po bëjnë persona të tjerë, bashkëpunimi rritet edhe nëpërmjet integrimit të Skype, ku mund të bisedosh direkt, të shpërndash foto dhe të bëshë video-telefonata direkt nga dokumenti.

Funksione të tjera të Office 2016 janë “Tell me”, një tip motori kërkimi në gjendje për të gjetur komanda të nevojshme, “Smart Lookup” që të jep mundësinë të bësh kërkimet në internet pa dalë nga dokumenti ku je duke shkruar.

“Office 2016 është zhvilluar për të inauguruar një mënyrë të re pune në skuadër. Një nga ambiciet tona është ajo e rikrijimit të produktivitetit dhe ofrimit të mjeteve për të drejtuar persona dhe ndërmarrje drejt një bote gjithnjë e më afër telefonëve”, thotë për Ansa Paola Cavallero, drejtoresha e marketingut të Microsoft Italia.

Office 2016 është i disponueshëm në 47 gjuhë dhe kërkon Mac OS X 10.10 ose Windows 7 apo sistemet e mëvonshme operative. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment