Pas prezantimit të iPhone 6s edhe 6s Plus, Apple ka publikuar në faqen e saj zyrëtare mundësinë për të prenotuar një iPhone. Ashtu siç kishte premtuar gjatë eventit të prezantimit, ky produkt mund të prenotohet në formën e një kontrate në qoftë se jeni pjesë e një shteti që mbulohet nga kompanitë e ofruara nga vetë Apple ose ta blini me koston e plotë.

Në qoftë se ndodheni në Shqipëri, fatkeqësisht nuk mund të blini një të tillë kështu që e vetmja zgjidhje është ta merrni atë nga të afërm që mund të keni në shtetet ku Apple ofron shërbimin e prenotimit. Kujtojmë që një përdorues nuk mund të prenotojë më shumë se një të tillë. Në qoftë se jeni të interesuar të blini një të tillë atëherë mund të shkoni tek kjo faqe. /iPhoneAlbania


0 komente:

Post a Comment