Përpara se të instaloni iOS 9 është e rëndësishme që të ruani të gjitha materialet tuaja: iPhoneAlbania ka përgatitur një guidë me të gjitha gjërat më të rëndësishme që duhet të bëni. Si për çdo version të rëndësishëm iOS, është mirë të përgatiteni më së miri për ta instaluar atë, duke bërë edhe një backup përpara.

Pajisjet që mund të instalojnë iOS 9

iOS 9 mund të instalohet në të gjitha pajisjet që mund ose kanë të instaluar iOS 8. Për më shumë, ju ftojmë të konsultoni listën e mëposhtme:


Lironi hapësirë

Ky është momenti më i mirë për të bërë pak pastrim duke fshirë të gjitha aplikacionet që nuk përdorni. Në këtë mënyrë do të lironi hapësirën e duhur që ju nevojitet për të instaluar iOS 9. Një ide e mirë do të ishte të fshinit edhe video dhe foto të vjetra, duke i ruajtur ato në kompjuter apo në iCloud, Dropbox ose programe të tjera.

Backup

Rradhë herë ndodh që të keni probleme gjatë instalimit të një versioni të ri iOS, por megjithatë ne ju këshillojmë të bëni një backup të materialeve tuaja. Mund ta bëni nëpërmjet iTunes, thjeshtë duke lidhur pajisjen tuaj me kompjuterin me anë të një kavoje dhe të shtypni butonin Backup. Ose mund të vendosni të bëni një backup me anë të iCloud direkt nga iPhone. Ne ua këshillojmë të dyja.


Instaloni iOS 9 direkt nga iPhone

Ju mund të instaloni iOS 9 direkt nga iPhone nëpërmjet funksionit OTA, mjafton të shkoni tek Settings > General > Update Software, dhe të nisni shkarkimin. Kjo mënyrë mund të kërkojë shumë kohë nëse keni një internet jo shumë të shpejtë, në rast të kundërt, kjo mbetet mënyra më komode për të instaluar sistemin më të ri iOS. Nëse keni një pajisje me jailbreak, mund të keni probleme me instalimin direkt nga iPhone, provojeni më mirë me anë të iTunes.


Instaloni iOS 9 nga kompjuteri me anë të iTunes

Sigurohuni që të keni instaluar versionin e fundit të iTunes, lidhni pajisjen tuaj me anë të kavos USB me kompjuterin. Verifikoni nëse ka ndonjë update të disponueshëm. iTunes do ta gjejë atë automatikisht dhe do ta instalojë në pajisjen tuaj. Për ta shkarkuar më shpejt, ju këshillojmë të shkarkoni iOS 9 në kompjuter, dhe më pas për ta instaluar me iTunes, shtypni butonin Shift (Windows) ose Alt (Mac) dhe më pas butonin Update dhe zgjedhni file-in iOS 9 që sapo keni shkarkuar dhe instalojeni.


Jailbreak?

Nëse jeni të interesuar të ruani Jailbreak, ju nuk duhet ta instaloni iOS 9 në këtë moment, dhe të prisni më mirë deri sa të dalë jailbreak për iOS 9, që mund të vonojë disa javë. Hakerat kanë arritur të bëjnë Jailbreak për iOS 9, por duhet akoma pak kohë për realizimin e një programi zyrtar për të gjithë përdoruesit. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment