Apple dhe Google kanë kanë prezantuar sistemet e tyre më të rinj mobile, iOS 9 dhe Android M, kështu që mund të bëjmë një krahasim që tani. Përpara se të fillojmë me krahasimin, duam të kujtojmë se iOS 9 dhe Android M nuk sjellin ndonjë ndryshim rrënjësor në aspektin grafik, përkundrazi, të dy sistemet përfshijnë funksione që përqëdrohen tek eksperienca e përdoruesit, duke u fokusuar tek performanca dhe menaxhimi i baterisë.

Lockscreen, Homescreen, Njoftimet
Siç e përmendëm edhe më lart, ndryshimet për sa i përket pamjes grafike janë shumë të vogla. Së pari, ju kujtojmë se iOS 9 ka prezantuar një lloj të ri shkrimi për sistemin, San Francisco, që do të zëvendësojë Helvetica Neue, ndërsa Android M bështetet akoma tek shkrimi Roboto.


Lockscreen dhe homescreen në iOS 9 prezantojnë disa risi të vogla por tepër interesante. Ndryshe nga Android Lollipop, Android M Developer Preview nuk ka një lidhje për "Dialer" në lockscreen. Kjo përmban një shkurtesë për kërkimin vokal. iOS 9 përmban një lidhje me Siri në lockscreen.


Për sa i përket menusë me rrëshqitje për njoftimet, iOS 9 sjell pak gjëra të reja, ndërsa Android M sjell një toggle të ri për funksionin "Do not disturb".

Kërkimi: Proactive Siri vs Google Now
"Kërkimi" ka qenë fjala kyçe gjatë ngjarjeve të fundit mediatike të Google dhe Apple, që kanë shpalosur të gjitha risitë e asistenteve të tyre vokale, Google Now dhe Siri. Pjesa më e madhe e këtyre funksioneve nuk janë akoma të disponueshme, por janë akoma në zhvillim. Shumë e rëndësishme është risia e kërkimit në iOS, që rikthehet në hapat e saj. Me një swipe djathtas do të shfaqet dritarja e kërkimit, Siri, kontaktet e fundit, dhe disa aplikacione të përdorura më shpesh.


Edhe Android M ka prezantuar një funksion kërkimi të përmirësuar, duke shfaqur aplikacionet e përdorura së fundmi me anë të një widget në homescreen. Ju kujtojmë edhe se versioni i fundit Android propozon Google Now On Tap që pavarësisht se nuk është akoma i disponueshëm në një version beta, do të përmirësojë shumë eksperiencën e përdoruesit.

App Switcher
Me Android Lollipop, Google shtoi një mënyrë të re për të shfaqur aplikacionet e fundit. Ky efekt do të jetë prezent edhe në Android M. iOS 9 do të përfshijë një App Switcher të ri, me dritare të mbivendosura që rëshqasin horizontalisht.


Settings
Janë të shumta risitë në menunë Settings të Android M, që tani ka një temë të errët, një opsion të përmirësuar për menaxhimin e RAM-it, dhe disa ndryshime të tjera nue menu. Edhe menutë e iOS 9 janë riorganizuar duke sjellur disa risi, si përshembull seksioni i dedikuar baterisë.


Fotokamera
Në Android nuk ka patur ndryshime për sa i përket fotokamerës, nërsa iOS 9 ka sjellur disa nryshime të vogla grafike. Tani kur disa funksione aktivizohen ose ç'aktivizohen, fotokamera e iOS do ua bëjë të ditur nëpërmjet përdorimit të ngjyrave të ndryshme: trasparente për funksionet e ç'aktivizuara, të bardhë për ato automatike dhe të verdhë për ato që aktivizohen manualisht. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment