Ming-Chi Kuo, një nga ekspertët më të mirë në sektorin e produkteve Apple i cili puonon për KGI Securities, ka dhënë një intervistë mjaft interesante në të cilën diskutohet për iPhone-in e ardhshëm. Sipas tij iPhone 7 ose iPhone 6s do të jetë me siguri më i hollë se versioni aktual i tij. Dimensionet e tij pritet të jenë të njëjta me atë të iPod Touch të gjeneratës së gjashtë.

Gjithashtu iPhone që do të prezantohet së shpjeti mund të ketë ekranin me teknologji glass-to-glass i cili do ti lejojë Apple të përdorë teknologjinë Force Touch. Kjo teknologji është përdorur nga Apple tek iPhone 3G, iPhone 3Gs dhe iPhone 4.

Kuo është pyetur edhe për integrimin e teknologjisë 4K për ekranin e iPhone, duke u shprehur se kjo teknologji nuk mund të përdoret për momentin edhe do të duhen të paktën 2 vite të tjera që ta shohim tek iDevice-et Apple. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment