iPhone 6s është prezantuar tashmë dhe do të dalë në treg më 12 Shtator: estetikish është i njëjtë me iPhone 6, por çfarë ndryshon? Në rradhë të parë ekrani, që tani do të ketë teknologjinë e re multi-touch që Apple e ka quajtur 3D Touch. I ri është edhe chip-i A9, gjenerata e tretë e proçesorëve 64 bit që është 70% më i shpejtë. Edhe 90% më i shpejtë në performancën grafike, me efekte më të avancuara edhe për lojërat. Ko-proçesori M9, specifik për monitorimin e hapave dhe të dhënave të tjera të mbledhura nga telefoni, është tani i integruar në chipset.

Risi të tjera të rëndësishme kanë të bëjnë me sekrorin fotografik. Fotokamera e pasme tani do të jetë 12 megapixel (në iPhone 6 është 8 MP) ndërsa fotokamera e përparme do të jetë 5 megapixel (1.2 MP në iPhone 6). Bëhet fjalë për një hap të rëndësishëm përpara në nivel hardware, duke përmirësuar fotografitë në kushte me pak ndriçim, duke ofruar më shumë detaje dhe një menaxhim më të mirë të ngjyrave.

Edhe fotot panoramike janë përmirësuar, ndërsa për sa i përket videove, tani mund të regjistroni edhe filmime në 4K. Kemi edhe një funksion të ri Live Photos që bën disa foto të animuara. Për sa i përket fotokamerës ia vlen të përmendim edhe funksion "flash" kur bëjmë një selfie me fotokamerën e përparme: ekrani për një moment bëhet tre herë më i ndriçueshëm.

Estetikisht, modelet e reja iPhone janë të realizuar me një lloj të ri alumini (7000), i njëjti material që është përdorur për realizimin e Apple Watch dhe që është më rezistent në krahasim me iPhone 6. Dhe e fundit, për herë të parë modelet e reja iPhone 6s mund të blihen në SHBA nëpërmjet një programi të veçantë të ideuar nga Apple që për 32 dollarë në muaj ju lejon të kenë një iPhone të ri çdo vit. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment