Të dhënat e para nga prenotimet janë surprizuese: iPhone 6s që po pëlqehet më shumë është modeli ngjyrë "ari rozë", që është sold-out në vetëm pak orë nga çelja e prenotimeve. Nga kritikat e ndryshme kundër Apple, shumë prej tyre kanë patur si protagonist ngjyrën e re të përzgjedhur si opsion të katërt për ngjyrat e iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus.

Pavarësisht kritikave, përgjigja e publikut ka qenë ndryshe, dhe janë të shumtë ato që kanë vendosur të prenotojnë këtë ngjyrë. Në përgjithësi modelet e preferuar janë ata 64GB. Po ju cilën ngjyrë preferoni? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment