Telefoni i ri iPhone ka një ekran më të avancuar 3D, një kamerë më të përmirësuar, memorie të më madhe, por vetëm në një gjë Apple ka bërë hapa mbrapa, baterinë. Një foto e kapur nga videoja promocionale e iPhone 6S që është parë në konferencën e Apple javës së kaluar tregon se telefoni i ri iPhone ka bateri më të vogël se modelët e mëparshëm.

iPhone i ri ka 1,715mAh, krahasuar me atë të iPhone 6 që ka 1.810mAh. Edhe pse bateria në telefonin e ri ka rreth 5% kapacitet më të ulët, jetëgjatësia e saj besohet të jetë e njëjtë.

Për shembull, me një karikim besohet se me iPhone 6 dhe 6S mund të flisni për 14 orë, ndërsa për 10 orë mund të përdorni internetin. Ndërkohë më 6 Plus dhe 6S Plus mund të flisni për 24 orë dhe 12 orë t’i keni për internetin. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment