Me prezantimin e iPhone 6s vjen edhe mundësia për të bërë filmime me kualitetin 4K. Kjo teknologji kërkon gjithashtu edhe hapësira të mëdha në memorien fikse të iDevice. Pikërisht në këtë artikull duam t'ju qartësojmë se sa memorie konsumon filmimi me kualitet 4K edhe cili do të ishte iPhone ideal përsa i përket sasisë së memories.

Sipas Apple, 1 minutë filmim do të konsumojë rreth 375 MB hapësirë nga memoria e lirë edhe duke llogaritur që një iPhone me 16 GB mund të ketë maksimumi 12 GB të lira, pra duke supozuar se përdoruesi ka instaluar vetëm sistemin operativ, kjo hapësirë do të mbushej pas 32 minutash filmim.

Pra blerja e një iPhone 6s me 16GB nuk do të ishte absolutish e këshillueshme nëse dëshironi të bëni filmime me këtë kualitet. Ndërsa një zgjidhje më e mirë do të ishte iPhone 6s ose 6s Plus me 64 GB i cili do t'ju sigurojë rreth 155 minuta filmim me kualitet 4K, edhe në krahasim me versionin me 16 GB është një sasi mëse e pranueshme për nevojat personale edhe jo vetëm.

Ideali do të ishte iPhone 6s ose 6s Plus me 128 GB, i cili do t'ju sigurojë rreth 320 orë filmim me kualitetin 4K përpara se memoria të konsumohete e gjitha. Sipas Apple konsumi i memories fikse nga filmimi me fotokamerën e iPhone 6s ose 6s Plus, duke ndryshuar kualitetin, është:

  • 720p30 = 60MB/minute (1MB/second)
  • 1080p30 = 130MB/minute (2.2MB/second)
  • 1080p60 = 200MB/minute (3.3MB/second)
  • 4k30 = 375MB/minute (6.25MB/second)

/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment