Gjatë prezantimit të iPhone 6s u zbuluan shumë detaje të tij por për një nga elementët më kryesorë, e cila është memoria RAM, përgjegjëse për funksionimin e të gjitha programeve në iOS, nuk u dha asnjë detaj. Sipas Hamza Sood, një zhvillues programesh për iOS mjaft i njohur, iPhone 6s do të montojë 2 Gb Ram.

Konfirmimi vjen pikërisht nga programi Xcode i cili raporton se iPhone do të montojë 2 GB Ram. Gjithashtu konfirmohet se produkti më i ri i Apple, iPad Pro do të ketë 2 fishin e iPhone 6s, pra 4 Gb Ram i cili do ti sigurojë përdoruesit maksimumin e shpejtësisë të ekzekutimit të programeve.

Nga ana tjetër iOS është një nga sistemet më të mirë për menaxhimin e memories Ram edhe sasia e kësaj memorie nuk ka qënë kurrë problem por gjithsesi me 1 Gb Ram më shumë iPhone 6s do të jetë akoma më i shpejtë si edhe do të keni mundësinë gjithashtu të ekzekutoni më shumë programe në kohë reale. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment