Në Youtube po qarkullon një video mjaft interesante në të cilën testohet iPhone 6s dhe 6s Plus në lidhje me rezistencën e tyre në ujë. Rrezultati i arritur në këtë test tregon për një produkt i cili mund të qëndrojë në ujë për rreth 27 minuta pa pësuar asnjë dëmtim.

Edhe pse Apple nuk e ka rreklamuar iPHone 6s edhe 6s Plus si Water Resistant ose të durueshëm kundra ujit, video në këtë artikull trego se iPhone i ri mund të qëndrojë në ujë mjaft mire për shumë minuta edhe nuk pëson asnjë dëmtim i cili e nxjerr jashtë funksionit.

Funksionimi normal për 27 minuta mund të jetë normal në qoftë se thellësia ku produkti ndodhet nuk ushtron presion të lartë. Ndoshta kjo kohë bëhet shumë më e vogël nëse thellësia rritet. Gjithsesi në videon e më poshtëme presioni që uji ushtron mbi produkt është i pakonsiderueshëm.

Mendoni se rrezistenca ndaj ujit për 27 minuta e bën iPhone 6s edhe 6 rrezistent ndaj tij edhe pse Apple nuk e ka rreklamuar atë si rrezistent ndaj ujit? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment