Ashtu si për iPhone 6s dhe 6s Plus, po ju propozojmë disa video hands-on dhe përshtypjet e para të ekspertëve rreth iPad Pro. Një pajisje e karakterizuar nga një erkan i madh 12.9 inch, rezolucion 2732 X 2048, chip A9X, dhe shumë aksesorë, si: tastiera smart dock dhe Apple Pencil. Ja përshtypjet e para të faqeve më prestigjoze:


  • TechnoBuffalo - Është sigurisht ekrani më i pastër dhe i mprehtë që kam parë ndonjëherë. Nëse objektivi i fundit i Apple me këtë tablet është ndërtimi i një xhami ku mund të projektohen ëndrra, shpresa dhe aplikacione, atëherë iPad Pro duket se e realizon këtë ëndërr. Çdo aspekt i iPad Pro duket i qetë dhe i shpejtë. Apple Pencil duket si një triumf i veçantë: është absolutisht stylus më fluide dhe pa lag që unë kam përdorur ndonjëherë.


  • SlashGear - iPad Pro është gjigand, tepër i madh. Por iPad Pro mund të jetë forma më e përafërt me "gazetën dixhitale" të imagjinuar nga fantashkenca e së kaluarës. Të shikosh erkanin për herë të parë është sikur të ndodhesh përballë një iMac me ekran Retina 5K: ngjyrat janë shumë të ndritshme, këndi i vizionit të ekranit është i gjërë dhe çdo gjë duket mahnitëse. ​


  • The Verge - Kemi iPhone, best-seller i Apple, dhe më pas iPad, që është bërë sinonimi i "tablet". Ajo që më ka surprizuar nga iPad Pro është madhësia. Nuk mund të krahasohet me një tablet 10 inch, kuptohet... i madh.


  • Engadget - Kam patur mundësinë të provoj iPad Pro dhe aksesorët e tij për pak minuta, por është sigurisht shumue herët për dhënë disa përshtypje. Ekrani Retina ofron një kënd viziv mjaft të gjërë. Apple Pencil ha një lustër të bardhë me shkëlqim dhe duket pak "topolake", preçizioni është i lartë, nuk gabon asnjëherë, i ndjek të gjitha komandat e mia. Personalisht, gjëja që më ka goditur më shumë është optimizimi i Office për iPad.  


  • TechCrunch - iPad Pro nuk është për të gjithë, por për ata që duan të përdorin iPad çdo ditë, kjo është një ëndërr që realizohet. Përceptohet si një iPad i madh, me një ekran të madh prej 2.732 X 2.048 që na ofron mundësinë të shohim më shumë materiale. 

0 komente:

Post a Comment