Apple sapo ka njoftuar se iOS 9 do të jetë zyrtarisht i disponueshëm për të gjithë nga data 16 Shtator. Sistemi i ri operativ që mbështet iPhone 4s, iPhone 5, iPhone 5s, iPhone 5c, iPhone 6, iPhone 6 Plus dhe natyrisht edhe iPhone 6s dhe 6s Plus, do të lëshohet të mërkurën tjetër.

Siç e dini, nga risitë e iOS 9 mund t'iu kujtojmë praninë e një lloji të ri shkrimi, Siri i përmirësuar me funksione të reja, Proactive, aplikacioni Notes krejtësisht i ridizenjuar, trasportet publike direkt tek Apple Maps, aplikacioni News që ofron lajme sipas preferencave të përdoruesit, e shumë funksione të tjera. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment