Sistemi operativ iOS 9 do të bëjë debutimin e tij në App Store shumë shpejt. Pritet që një përqindje mjaft e madhe e përdoruesve ta instalojnë atë në iDevice-et e tyre. Kjo pritshmëri vjen si pasojë e raporteve të fundit të Apple ku 87% e përdoruesve të iOS kanë instaluar versionin 8 të tij.

Duke i krahasuar këto shifra me përdoruesit e sistemit Android, ku vetëm 5.1% e tyre kanë instaluar versionin e fundit Lollipop 5.1, mund të themi se Apple bën një punë mjaft të mirë për të përshtatur me shpejtësi sistemin operativi me iDevice-et ekzistues. Një ndër faktorët kryesorë është ruajtja e kompatibilitetit.

Gjithashtu përdoruesit e iDevice janë më të prirur për të instaluar versionet e fundit duke qënë se Apple i publikon ato shumë shpejt, ndërsa përditësimet e sistemit Android nuk arrijnë menjëherë tek përdoruesi final pasi shumë kompani si Samsung apo Sony e personalizojnë atë për SmartPhone-nët që shesin edhe jo gjithmonë ato e ofrojnë për iDevice më të vjetra.

Gjithsesi iOS 9 do të prezantohet shumë shpejt edhe të gjithë jemi kuriozë të provojmë fjalën e fundit të teknologjisë në iDevice-t tona. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment