Në eventin IFA që po zhvillohet në Berlin drejtuesit e kompanisë Kineze Huawei kanë prezantuar versionin e ri të linjës së SmartPhone-ëve që ajo prodhon. Versioni Mate-S i cili do të ekzekutojë sistemin operativ Android, sjell gjithashtu zyrëtarisht një sensor i cili mat forcën e ushtruar mbi ekran.

Drejtuesit e Huawei kanë prezantuar këtë produkt duke në mënyrë mjaft artistike, duke vendosur mbi ekran një portokall dhe duke pyetur për peshën e tij. Pra matja e peshës bëhet pikërisht nga një sensor i cili mat forcën edhe pse gjatë prezantimit nuk është përmëndur një sensor i tillë.

Përvëç kësaj risie, Huawei Mate-S do të ketë një ekran prej 5.5-inch, fotokamer prej 13 Mpx, 3G Ram, mundësinë për të përdorur dy karta Sim një kohësisht, si edhe një kasë e ndërtuar me material metali.Gjatë prezantimit drejtuesit kanë thënë se sistemi operativ Android do ti lejojë përdoruesit të kryej funksione të ndryshme duke prekur ekranin në pika të ndryshme të tij.

Përsa i përket çmimit pritet që ai të kushtojë duke filluar nga 650€ edhe pritet të vij në treg shumë shpejt. Ekspertët janë të bindur se Huawei Mate-S do të vij në treg më parë se iPhone 6s edhe do të jetë mjaft interesante krahasimi i dy sensorëve që masin forcën në qoftë se ky i fundit do ta integrojë atë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment