"Hirushja" është loja më e re për fëmijë, e gjitha në gjuhën shqipe, e cila ka si qëllim kryesor t'u mësojë fëmijëve tregimet dhe njëkohësisht edhe t'i argëtojë ato.  Aplikacioni Hirushja përmban Përrallën, të cilën fëmijët kanë mundësi të lexojnë vetë apo të degjojnë narratorin duke ua lexuar, gjithashtu përmban ilustrime të tregimit, si dhe shqiptimin për secilën fjalë.

Gjithashtu do të keni edhe një Kuiz brenda përrallës, ku për secilën skenë-paragraf janë nga pesë pyetje, ndërsa përgjigjet janë me alternativa. Disa nga pyetjet dhe përgjigjet janë të ilustruara me fotografi dhe disa janë vetëm tekst.

Një tjetër kategori është Veshja, e cila përmban, fustane, këpucë, modele flokësh, qafore, maska, çanta dhe prapaskena. Pasi që e keni kompletuar Hirushen apo njërën nga motrat e saj me veshjen që dëshironi, mund t’a ruani si fotografi.


Loja e Rubikonit zhvillohet në dy nivele, 3x3 dhe 4x4. Pasi të zgjedhni njërin nga nivelet do të shfaqen te gjitha skenat. Disa nga ato janë të bllokuara, te cilat mund t’i zhbllokoni duke luajtur më shumë për të grumbulluar pikë, si dhe duke e blerë lojën. Loja Puzzle luhet duke e përzgjedhur njërën nga skenat, dhe duke i bashkuar pjesët e ndara.

Hirushja Shqip është e disponueshme falas në App Store. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon vetëm 24.6 MB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment