Një tjetër karakteristikë interesante e iPhone 6s është edhe fotokamera 12 megapixel. Sensori ofron 50% pixel më shumë që mund të përkthehet ndryshe në një përmirësim «marramendës - ka pohuar Phil Schiller. Nëse duke shtuar pixel shpesh reduktohet cilësia e imazheve, me iPhone nuk është kështu pasi Apple ka studiuar një sistem për të evituar efektin cross-talk. Ofron një menaxhim fantastik të dritave, edhe ato për fotografitë e vështira, si për shembull ajo e një gruaje që shikon nga dritarja e një treni dhe ka fytyrën e ndriçuar dhe të ekspozuar ashtu si peisazhi jashtë dritares».


Sensori më i madh lejon fotografimin e panoramave më të detajuara, me imazhe që peshojnë plot 63 MP. Ka risi edhe për sa i përket videove, që mund të regjistrohen me rezolucion 4K. Është përmirësuar edhe fotokamera e përparme, tani 5 megapixel,  që ndihmohet nga ekrani retina për të bërë selfie me më shumë ndriçim, në momentin që shkrepen. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment