EarthLockScreen është një program i prezantuar ditët e fundit në Cydia edhe sjell në iOS ndryshimin e grafikës kur iOS është në gjëndjen e mbyllur ose Lock-ed. Kujtojmë që në këtë gjëndje ekrani i iDevice bëhet në ngjyrë të zezë. EarthLockScreen sjell pikërisht një alternativë tjetër për këtë gjëndje të iOS.


Pasi ta shkarkoni nga Cydia edhe ta aktivizoni atë nga menu-ja Settings, sapo iOS të jetë në gjëndjen e kyçur, EarthLockScreen do të shfaqë globin virtual i cili rrotullohet si Toka kundrejtë vetes. Gjithashtu do të keni mundë sinë të bëni zoom ose ta rrotulloni atë nëpërmjet gjestit të lëvizjes së gishtit mbi ekran.

Në fakt ky program përveç këtij funksioni nuk ofron asgjë më tepër dhe mund të ketë edhe pasojë në konsumin e baterisë megjithëse zhvilluesit e programit premtojnë se konsumi i baterisë është i njëjtë si të ishte vetëm sfondi i zi në gjëndjen e kyçur të iOS. Në qoftë se jeni kurioz edhe doni ta provoni mund ta shkarkoni falas nga Cydia ku kusht kryesor për ta instaluar është Jailbreak. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment