Siç ju raportuar dje në këtë artikull, disa programe të publikuara në App Store janë të infektuara me një virus i cili raporton në një server të caktuar informacione private të përdoruesit. Kompania është vënë menjëherë në lëvizje ku ka nisur punën për të hequr nga App Store të gjitha programet që dyshohet se janë infektuar.

XcodeGhost është një virus i cili nuk shfrytëzon ndonjë dobësi të iOS apo iDevice, ai instalohet nga versione të paçertifikuara të programit Xcode, nga Apple, të cilat i ofrohen zhvilluesve të programeve, nga kompani të treta jo zyrëtare.

Drejtuesit e Apple kanë njoftuar se po bëjnë të pamundurën për të rikthyer në App Store programet të cilat janë hequr, pasi ato të jenë gjeneruar edhe një herë nga Xcode të shkarkuar nga serverat zyrëtar të Apple. Gjithashtu nuk ka asnjë rast ku përdoruesit janë dëmtuar nga ky virus edhe drejtuesit premtojnë se problemi do të zgjidhet përfundimisht, shumë shpejt. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment