Në eventin e Apple në San Francisco janë prezantuar edhe dy aplikacione për shendetin. Njëra prej tyre, nëpërmjet Apple Watch, do të krijojë mundësi komunikimi mes mjekut dhe pacientit. Ndërsa tjetra e destinuar për iPad-in e ri Pro, do të shfaqë anatominë e trupit me rezolucion të lartë.

AirStrip për Apple Watch, që është një përshtatje e një aplikacioni që përdoret për iPad dhe iPhone, i jep mundësi mjekëve të konsultojnë takime dhe të kenë informacione mbi pacientët direkt nga pulsi i dorës. Përveç kësaj do të marrë lajmërime nga kolegët, për shembull kur ndryshojnë shenjat jetësore.

“Por aplikacioni mund të ndryshojë edhe mënyrën se si mjeku dhe pacienti komunikojnë. Për shembull, deri tani është përdorur për të monitoruar gratë shtatzëna në spital, por me sensorët që i janë shtuar mund të përdoret edhe nga shtëpia”, thotë Cameron Powell, themeluesi i AirStrip.

Complete Anatomy Series, aplikacioni i 3D4Medical, dedikuar anatomisë, do të shërbejë si për mjekët edhe për pacientët. Falë rezolucionit të iPad pro, mjekët mund të shohin “brenda” trupit njerëzor në detaj. Për shembull, mund të japë detaje para një ndërhyrjeje, apo të krijojë pamje të personalizuara të traumave dhe sëmundjeve të pacientëve.

0 komente:

Post a Comment