Apple ka lëshuar zyrtarisht iOS 9 për iPhone, iPad dhe iPod touch. iOS 9 sjell kryesisht përmirësime në qëndrueshmërinë e sistemit dhe disa funksione të reja mjaft interesante që mund t'i zbuloni duke lexuar artikullin tonë. Ju mund ta instaloni këtë version direkt nga iPhone nëpërmjet funksionit OTA, mjafton të shkoni tek Settings > General > Update Software dhe të nisni shkarkimin. Ose mund ta instaloni me anë të kompjuterit duke lidhur pajisjen tuaj me iTunes, që ne ua këshillojmë pasi bëhet më shpejt.

Në këto momente serverat e Apple do të jenë të mbingarkuar, kështu që ju ftojmë të prisni edhe pak. Gjithashtu, përpara se të instaloni iOS 9, ju ftojmë të lexoni përpara artikullin tonë: Si të përgatiteni për të instaluar iOS 9.

iOS 9 

  


Risia më e rëndësishme e iOS 9 është Proactive: për shembull falë këtij funksioni, iPhone do ju ndihmojë të merrni shënime, të pranoni ftesat në kalendar, do ju ndihmojë të gjeni rrugën nëpërmjet hartave dhe do ju sugjerojë muzikën më të përshtatshme në çdo moment. Gjithashtu, kur të merrni një telefonatë, iPhone do ju sugjerojë se cili person mund të jetë duke ju telefonuar.


Në iOS 9 aplikacioni Passbook do të zëvendësohet nga "Wallet" që tani do të përqëndrohet tek pagesat mobile dhe nëpërmjet NFC: do të kemi një aplikacion të vetëm për biletat dhe kartat e kreditit. Apple Pay do të jetë i disponueshëm edhe në Britaninë e Madhe nga muaji korrik.


Në iOS 9, Apple ka shtuar një Font të ri shkrimi: nga mesazhet e deri tek emrat e aplikacioneve, çdo gjë do të realizohet me llojin e ri të shkrimit. iOS 9 përmirëson edhe asistentin Siri, tani me një grafikë të re të frymëzuar nga Apple Watch. Është përmirësuar edhe aplikacioni Notes, tani do të keni çdo gjë nën kontroll direk nga status bar. Tani mund të shtoni edhe reminder tek shënimet tuaja, imazhe dhe të vizatoni me dorë të lirë brenda aplikacionit.


Aplikacioni Maps në iOS 9 shton edhe informacionet rrugore për mjetet publike. Përdoruesit mund të zgjedhin të ndryshojnë mjetin e transportit në çdo moment. Për shembull nëse po ecni në këmbë do të merrni informacione specifike për këmbësorët, por nëse hipni në një autobuz informacionet do të ndryshojnë. Për momentin ky funksion do të jetë i disponueshëm vetëm në 300 qytete në botë.


iOS 9 sjell edhe një aplikacion të re të quajtur "News". Ky aplikacion vjen si një alternativë e Flipboard. Ju mund të krijoni një feed me lajme të personalizuara sipas interesave tuaja. News do të jetë i disponueshëm për momentin vetëm në SHBA, Australi dhe Britani e Madhe.


Në iPad vjen edhe mundësia për të ekzekutuar dy aplikacione njëkohësisht në ekran. Thjeshtë duke hapur Multitasking e ri, çdo përdorues mund të zgjedh aplikacione që funksionojnë në multi-screen. Përveç kësaj, në iPad do të jetë e mundur të shikoni një video edhe pa e hapur aplikacionin.


Funksioni për kursimin e baterisë në iOS 9 do të përmirësojë kohëzgjatjen e baterisë në iPhone deri në 3 orë.

Pajisjet ku mund të instalohet iOS 9 janë: iPhone 4s, iPhone 5, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPod touch 5G, iPad mini, iPad mini 2, iPad mini 3, iPad Air, iPad Air 2, iPad 2, iPad 3 e iPad 4. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment