Apple krijon aleancë me Cisco System për iPad dhe iPhone. Marrëveshja ka si qëllim një komunikim me lehtësi më të madhe për pajisjet e lëvizshme Apple në rrjetet e korporatave, të cilat si Cisco, i përdorin gjerësisht.

Përveç kësaj, Cisco dhe Apple angazhohen të punojnë bashkë mbi teknologji të reja për të ndihmuar punonjësit e kompanive që kanë iPad apo iPhone të përdorin më mirë shërbimet e Cisco, përfshi ato të videove dhe web konferencave.

Njoftimi vjen pas 10 muajsh bisedime mbi detajet e marrëveshjes. Në 2014 Apple ka arritur një marrëveshje me Ibm për të krijuar një aplikacion për të promovuar pajisjet Apple me klientë të korporatave. Shtysa drejt kompanive vjen pas rënies së shitjeve të tabletëve, iPad janë në zbritje prej 6 tre mujorësh radhazi. Dhe në nëntë muajt që u mbyllën në qershor, të ardhurat nga shitjet e iPad ranë me 24%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Marrëveshja, për Cisco, përcakton se duhet të përqëndrohet në aktivitetet më fitimprurëse. Por marrëveshja është pozitive edhe për ndërmarrjet që synojnë smartphone dhe pajisjet e lëvizshme për t’i bërë punonjësit më efiçentë, pasi kanë vështirësi në menaxhim.

Një tjetër problem është se punonjësit kanë rubrikën e tyre telefonike në iPhone ndërsa në telefonat fiks të zyrave, pjesa më e madhe e të cilave të prodhuara nga Cisco, integrimi i rubrikës është një nga objektivët.

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment