Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Crystal Mine, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Crystal Mine është një lojë me aventurë ku ju duhet të ndihmoni Jones të gjej minën prej kristali, vëndndodhja e të cilës është shënuar në një hartë. Sipas legjendës shumë heronj kanë tentuar ta gjejnë atë por nuk janë kthyer.


Rune Gems Deluxe, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Rune Gems është një lojë ku duhet të gjeni dy objekte  ose më shumë me të njëjtën figurë për të shktatërruar murin që është ndërtuar me ato. Mund të ruani pikët në Game Center dhe ti krahasoni me miqtë tuaj. Kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë në qoftë se doni të klasifikoheni të parët. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


HappyTruck, nga 1,79€, Falas /iPhone, iPad
Në këtë lojë duhet të ngisni kamionin që sjell frutat në pazar, duke evituar pengesat që du ju bëjnë të humbni kohë.


Survivalpedia, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë program do të gjeni libra virtualë të cilat do t'ju japin çdo informacion në lidhje me trajnimet e mbijetesës së një ushtari në luftë dhe ku do qoftë. Pra ky program është një mini motorr kërkimi në iPhone-in tuaj. Në qoftë se jeni të apasionuar mbas ushtrisë së një shteti dhe çdo informacion që ka të bëjë me të, ky program është programi i duhur për ju.


Blip, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të zhvendosni kutitë pa i lejuar ato të bien poshtë sepse po ranë kutitë do të shpohen nga gjëmbat. Kjo është një nga lojërat abstrakte më të bukura që mund të gjeni në App Store. Gjatë lojës mund të mblidhni yjet që do t'ju lejojnë të kaloni nga një nivel në tjetër. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Kingdom Rush, nga 0.89€, falas. /iPhone
A jeni gati të merrni pjesë në këtë aventurë fantastike ku duhet të komandoni ushtrinë tuaj për të shpëtuar fshatin nga sulmet e vazhdueshme të armiqve. Duhet të luftoni në fushë, në mal edhe në det dhe duhet të kriojoni strategji efikase për ta mposhtur armikun. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment