Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Bass Drop, nga 0.99€, falas /iPhone
Një aplikacion muzikor ku mund të përdorni basin për të krijuar tingujt tuaj. Nuk ka nevojë që të keni njohuri muzikore, është shumë i thjeshtë për t'u përdorur.


Scribble Keyboard, nga 0.99€, falas /iPhone, iPad
Një tastierë për iOS 8 që do të transformojë iPhone-in tuaj në një tabelë vizatimi.


Stopwatch Plus, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Stopwatch Plus është një program të cilin mund ta shfrytëzoni për të kronometruar aktivitetet tuaja fizike që bëni në palestër apo në aktivitete të tjera fizike gjatë ditës. Më pas mund të ruani informacionet duke i dërguar me email. Ja vlen ta merrni këtë program.


Fonta: Telling Stories With Photo, nga 1.79€, falas. /iPhone
Fonta është një program mjaft interesant nëpërmjet të cilit ju mund të tregoni historitë tuaj, miqve, duke krijuar albume me foto nga e gjithë jeta juaj. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment