Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Vintage Fx, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Vintage Fx është një program profesional për të modifikuar fotot tuaja. Ai do t'ju japë mundësinë të aplikoni efekte mbi fotot që merrni direkt nga fotokamera ose ato që keni ruajtur në iDevice. Ja vlen ta provoni këtë program.

- Draw Pad Pro, nga 2.89€, falas. /iPhone, iPad
Draw Pad Pro është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit mund të mbajmë shënime ose mund të vizatojmë ide që kemi në mëndje. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe do të jetë një kënaqësi e vërtetë të përdorni këtë program.


Crop Videos, nga 2,99€, falas /iPhone, iPad
Prisni videot ashtu siç prisni edhe fotot në iPhone. Zmadhojini dhe zgjedhni përmasat që dëshironi. Shikoni videot tuaja ndërsa i modifikoni, dhe eksportojini direkt tek aplikacioni i imazheve në iPhone. Një aplikacion me të vërtetë interesat që ia vlen ta shkarkoni.


Biorhythms 4U, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Biorhythms 4U është një program i cili do t'ju japë informacione edhe statistika në lidhje me të dhënat që ju do i jepni si argument programit. Të dhënat që mund ti jepni mund të jetë edhe ecuria një lidhjeje intime apo marrdhëniet tuaja në familje. Në bazë të të dhënave programi do të ndërtojë grafikë të cilat do të shprehin gjëndjen tuaj shpirtërore edhe fizike në një kohë të caktuar.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment