Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Rhythm Cat Pro, nga 4.89€, falas. /iPhone, iPad
Rhythm Cat Pro është një lojë për të rritur dhe fëmijë nëpërmjet të cilës ju do të mësoni se si të lexoni ritmet  dhe të argëtoheni në të njëjtën kohë duke bërë macen e zezë të kërcejë sipas ritmit që ju do ti përcillni. Mund të luani në 60 nivele të ndryshme dhe do të dilni i pari vetëm në qoftë se ndiqni ritmet sipas notave.


IQ Mission 2,  nga 2.89€, falas. /iPhone, iPad
IQ Mission është një lojë me temë Quiz ku ju do të merrni pjesë në një konkurs për të fituar vëndin e punës si një agjent i fshehtë. Për këtë do të testoheni nga një profersor tepër inteligjent dhe duhet të kaloni të gjitha testet që ai do t'ju bëjë. Ja vlen ta provoni edhe këtë lojë.


- Blackwell 1: Legacy, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Blackwell është një lojë mjaft e bukur me temë Kuic ku ju do të ndihmoni personazhin e lojës të luftojë kundra fantazmave që kanë pushtuar qytetin e tij. Gjitashtu ai duhet të zbulojë edhe të kaluarën e tij.


- Shadowmatic, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Shadowmatic është një lojë mjaft e veçantë ku objektivi kryesor është të rrotullojmë objektet e ndryshme për të krijuar disa hije që të njihen dhe të kenë lidhje me ambientin përreth. Një lojë me të vërtetë origjinale për sa i përket gameplay. Në fillim do të jetë pak e vështirë sa të ambientoheni me mekanizmat por më pas jam i sigurtë se loja do ju pëlqejë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment