Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- FaceMe Video Booth, nga 0.99€, falas /iPhone, iPad
Aplikacion për të krijuar animime të ndryshme me fytyrat e miqve tuaj: fotografojini, vendosini në hapësirën e bardhë të 12 modeleve shumë qesharake që keni dispozicion dhe do të keni rezultatin e dëshiruar!


- Poker XL, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Poker XL është një lojë në të cilën do të luani lojën e fashme me letra fati. Ju mund të luani online me miqtë tuaj edhe të vendosni rekorede të reja. Ja vlen ta provoni.


Speech Recogniser, nga 2.79€, falas. /iPhone
Speech Recogniser është një program mjaft interesant i cili do t'ju japë mundësinë të shkruani mesazhe duke folur. Programi do të njohë të folurën edhe do ta transfojmojë atë në tekst të cilin mund ta dërgoni tek kontaktet tuaja. Ja vlen ta provoni këtë program.


- Lan Scan: Network Device Scanner, nga 2.79€, falas. /iPhone
Lan Scan është një program mjaft profesional për të pasur informacione mjaft të detajuara në lidhje me rrjetin Internet ku jeni lidhur si edhe shumë të tjera. Sot mund ta merrni falas këtë program.


Clone Magic, nga 1,99€, falas /iPhone, iPad
Një aplikacion profesional për modifikimin e fotove që shumëfishon personazhet në foto.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment