Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Schulte Table, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Schulte Table është një program edukimi nëpërmjet të cilit do të mësoni disa teknika për të mbajtur mëndjen tuaj gjithmonë aktive duke përmirësuar kështu aftësinë për të zgjidhur probleme. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Europe Travelpedia, nga 14.79€, falas. /iPhone, iPad
Europe Travelpedia është një tjetër program tepër i dobishëm nëse keni planifikuar që në të ardhmen të udhëtoni në Europë. Do të gjeni në të shumë informacione për çdo vënd që vizitoni, pikat turistike të çdo qyteti si edhe mundësinë për të shënuar në hartë vëndet që keni vizituar duke i lidhur fotot që keni bërë aty. Ja vlen ta merrni!


I.Q Test, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
I.Q Test është një program i cili do të testojë kuocientin tuaj të inteligjencës duke u bazuar në disa pyetje kuic ku duhet ti përgjigjeni në kohën e duhur për tu rënditur sa më lart. Sot mund ta shkarkoni falas.

- CloudBeats, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
CloudBeats është një program nëpërmjet të cilit ju mund të ruani në shërbimin Cloud  të dhëna të cilat do të ruhen atje duke ju dhënë mundësinë të keni më shumë memorie të lirë në iDevice-in tuaj. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment