Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

XVideo, nga 1.79, falas. /iPhone
XVideo është një program mjaft i dobishëm që do t'ju lejojë të keni në iPhone-in tuaj një rregjistrues video mjaft të kompletuar. Programi do t'ju ofrojë disa lloje filtrash grafikë të cilët mund ti aplikoni në kohë reale kur rregjistroni një skenë.


Don't Run With a Plasma Sword, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të kontrolloni një një luftëtar i cili ka një shpatë të veçantë i cili mund të sterminojë armikun. Ju duhet ta ndihmoni atë të çlirojë tokën nga pushtimi alien. Do të merrni pjesë në mjaft misione dhe sigurisht kjo është një mënyrë e mirë për të kaluar kohën. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


- Infinity Blade III, nga 6.79€, falas. /iPhone, iPad
Infinity Blade III është një lojë mjaft e bukur me aksion ku ju duhet të luftoni në duele fantastike me personazhin e lojës të cilin do të mund ta përmirësoni gjatë misioneve. Loja është ndërtuar mbi një grafikë me të vërtetë mbresë lënëse. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Cleaner Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cleaner Pro është një program mjaft interesant dhe i dobishëm i cili na jep mundësinë të pastrojmë Rubrikën e Kontakteve nga rrjeshtat e duplikuar të të njëjtit kontakt në mënyrë të thjeshtë dhe me pak hapa. Ja vlen ta keni këtë program.


Oldbooth, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na jep mundësinë të kemi në iPhone ose iPad një editor fotografishë i cili i aplikon fotove që bëni në profil, efekte grafike mjaft qesharake por profesionale. Foto juaj do të duket mjaft origjinale dhe sigurisht kjo varet nga aftësia juaj për ta përpunuar. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment