Nuk e dimë cila nga këto dy gjëra ju mërzit më tepër: fakti që telefoni juaj smart s’ka bateri apo që telefoni nuk mund të futet në xhepin e pantallonave? Sidoqoftë, xhinset më të fundit, të quajtura #Hello, të "Joe Jeans" do të zgjidhnin të dyja problemet njëherësh.


Këto xhinse, që nuk kushtojnë aspak lirë pas për t’i pasur duhet të shpenzoni rreth 189 dollarë, kanë një hapësirë të veçantë nga mbrapa të quajtur “xhepi i baterisë” që mund të karikojë telefonin iPhone 5, 5S dhe 6 i cili qëndron në një tjetër xhep afër atij të baterisë.


iPhone do të karikohet përmes një baterie që lidhet me telefonin tuaj përmes një fishe që vështirë se dallohet nga ndonjë tjetër. Xhinsat Joe’s Jeans janë në shitje me çmimin 189 dollarë dhe mund të porositen online, ndërsa bateria portative kushton 49 dollarë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment