Me iOS 8, Notification Center është bërë akoma më interesant falë edhe numrit të madh të widgets që publikohen çdo dite në App Store. Written është widget që ofron mundësinë për të regjistruar disa mesazhe që mund t'i dërgoni më pas si përgjigje të shpejta direkt nga notification center.

Written përbën një zgjidhje shumë praktike për të kursyer kohë kur shkruajmë një mesazh teksti. Ky widget na lejon të zgjedhim si mesazhet më të përdorura ashtu edhe kontaktet me të cilët shkëmbejmë më shumë mesazhe.

Written është i disponueshëm në App Store me çmimin 0,99€. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment