Sapo është lëshuar në App Store një përditësim i aplikacionit WhatsApp që sjell disa risi që do të përmirësojnë eksperiencën e përdoruesit. Ndërsa të rejat nga ana grafike do të vijnë muajin a ardhshëm, sëbashku me iOS 9, versionin e ri të sistemit operativ për pajisjet mobile Apple.


Ja të rejat që sjell versioni 2.12.5:

  • Mund të personalizoni njoftimet për çdo chat, dhe t'i vendosni në mute;
  • Tani mund të përfshini edhe videot në backup tek Settings > Chats and Calls > Chat Backup;
  • Mund të sinjalizoni si të pa lexuar një mesazh duke rrëshkitur chat-in në drejtim djathtas;
  • Suporti për VoiceOver është përmirësuar;
  • Mund t'i bëni share kontakteve direkt nga aplikacioni i kontakteve dhe pozicionit nga Hartat e Apple në WhatsApp;
  • Mund të reduktoni kosumin e të dhënave që përdorni gjatë telefonatave WhatsApp tek Settings > Chats and Calls;
  • Mesazhet e vjetra tani ngarkohen automatikisht kur lëvizim në chat;
  • Është përmirësuar dizajni për prerjen e fotove dhe videove;
  • Mesazhet e lokalizimit tani përdorin një preview më të madhe në hartë.


WhatsApp është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment