Nga aplikacionet më interesante për kategorinë "Foto dhe Video", sot duam t'iu flasim për VLYT - Video Layout një aplikacion për të realizuar video-kolazhe, duke bashkuar në një video të vetme disa filmime njëkohësisht. Ekzaktësisht, mund të zgjedhni 6 video dhe më pas mund të përzgjedhni edhe midis 16 layout të ndryshëm.

VLYT ofron edhe shumë mjete për modifikimin e videove për t'i bërë ato sa më perfekte. Për shembull, mund të zgjedhni sekuencën që dëshironi dhe të prisni pjesën që doni të përdorni si videoklip. Pasi të keni përfunduar mund të vendosni të ndani videon që krijuat me miqtë tuaj.

VLYT është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad ose iPod touch. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment